Dy lojtarë të tjerë dalin pozitiv tek Interi, shtyhet ndeshja me Sassuolon

Pas Handanovic dhe D’Ambrosiois, faqja zyrtare e Interit ka konfirmuar se dy futbollistët kanë dalë pozitiv pas testimeve të kryera ditën e djeshme. Bëhet fjalë për Stefan De Vrij dhe Matias Vecino, të cilët janë infektuar me koronavirus.

Menjëherë autoritet shëndetësore në Milano, kanë vendosur që të pezullojnë çdo aktivitet për skuadrën zikaltër deri më 21 mars. Një vendim i tillë do të bëjë që ndeshja e 20 marsit, mes Inter dhe Sassuolos, të shtyhet.

Më 22 mars do të bëhen testime të tjera për të parë nëse do të ketë infektime të tjera. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?