FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy medalje të tjera për Kosovën në xhudo, një të artë dhe një të bronztë

Kosova vazhdon të arrijë suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare në sportin e xhudos. Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po zhvillohet në Paris. Në finale Krasniqi arriti të mposhtte italianen Odette Giuffrida, duke e rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Pas të artës së Distria Krasniqit (-52 kg), edhe Nora Gjakova siguroi një vend në podium për kategorinë -57 kg në Grand Slamin e Parisit. Gjakova triumfoi në finalen për medaljen e bronztë ndaj francezes, Leonie Cysique.

Krahas të bronztës, xhudistja kosovare fitoi edhe 500 pikë Olimpike për Tokio 2020. Kjo ishte medalja e parë e Nora Gjakovës në Grand Slamin e Parisit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?