FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy oferta nga Zvicra për futbollistin e kombëtares

Tramexani e kërkon te Sion, ndërkohë që Lugano e sheh si përforcimin e duhur.

Emri i Burim Kukelit është bërë temë diskutimi në merkaton e transferimeve në Zvicër, pasi për shërbimet e mesfushorit të kombëtares janë dy skuadra në elitën zvicerane që kanë shprehur interes.

I pari është Sioni që drejtohet nga Paolo Tramexani, i cili e njeh mjaft mirë futbollistin kuqezi që nga periudha kur Kukeli është afruar për herë të parë në kombëtaren shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundmi, edhe Lugano, skuadra që do të marrë pjesë në Europa Ligë, po ndjek me shumë interes situatën që po kalon futbollisti 33-vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukeli ka edhe një vit kontratë me Zyrihun, por duket se nuk është më pjesë e planeve që ka kjo skuadër, e cila ringjitet në elitën e futbollit zviceran këtë edicion.

Ditët në vijim pritet të ketë një vendim nga vetë futbollisti për të përzgjedhur destinacionin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?