FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dybala: Jemi në të njëjtin nivel me Real Madridin

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala beson se skuadra e tij është në të njëjtin nivel me Real Madriditn, shkruan “Football-Italia”.

“Të gjithë e dinë që ne jemi në të njëjtin nivel me Real Madridin dhe në finale futemi si të barabartë”, tha fillimisht ai.

Gjatë një interviste për “JTV”, sulmuesi argjentinas nënvizoi se skuadra e tij është e uritur për një sukses në Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Megjithëse e kemi fituar titullin të shtunën ne do të shkojmë në Bolonja për të fituar sepse një performancë e mirë ndikon në moralin tonë para finales së Championsit. Ne jemi të qetë dhe të uritur për Championsin. Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga finalja ne kemi nisur punën për të përgatitur sa më mirë atë ndeshje. Ne të gjithë besojmë në projektin e Juventusit”, përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bardhezinjtë kanë fituar tashmë Kupën e Italisë dhe Scudettën e gjashtë me radhë dhe tashmë janë gati për finalen e Champions Leagues e cila do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?