FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E “arta” Begaj, peshëngritësja premton sërish medalje

Botërori i Peshëngritjes i zhvilluar në Kaliforni regjistroi suksesin e shqiptares Romela Begaj. Sportistja kuqezi u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes si dhe doli nënkampione e botës në dygarësh, rezultate të cilat Begaj premtoi t’i replikojë.

“Ky ishte fillimi, synoj te tjera medalje, medalja olimpike ende larg”, tha Romela Begaj, kampione e botës, peshëngritje.

Jo rrallëherë sportistët shqiptarë janë detyruar të kthejnë medaljet për shkak të rezultimit pozitiv me doping. Romela Begaj e provoi në kurriz të saj pas botërorit të Kazakistanit në 2014, por si ajo si presidenti i Federatës, siguruan se medaljet e saj në SHBA, janë të pastra.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rimarrja e titullit kampion bote, atë që ja mohuan para 3 vjetësh, vajzës së sakrificave, Romela Begaj. Një Shqipëri e vogël dominoi në Amerikë duke shpallur këtë brilant kampione”, shprehet Elez Gjoza, President i FSHP.

Swiss Digital Mobile Reklama

Botërori i peshëngritjes në Anaheim të Kalifornisë, regjistroi paraqitje të mira nga Erkand Qerimaj, Briken Calja, dhe Romela Begaj, por vetëm kjo e fundit arriti të marrë medalje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?