E BUJSHME/ Asllani është zyrtarisht i Interit, e prezanton Lukaku: Më pëlqen mentaliteti i tij!

Interi ka zyrtarizuar transferimin e Kristjan Asllanit. Mesfushori më në fund ka firmosur edhe kontratën me klubin zikaltër.  20-vjeçari starton kështu aventurën e re me Interin, pas transferimit nga Empoli për 12 milionë plus 2 të tjera bonus

Prezantimi i mesfushorit kuqezi fillimisht është bërë nga ana e Interit me një video ku shfaqet Romelu Lukaku duke folur për Asllanin dhe më pas klubi ka postuar foton e mesfushorit duke firmosur kontratën në prani të presidentit Stiven Zhang.

“Fola me djalin e ri, Asllanin. Më pëlqen mentaliteti i tij, ka për të surprizuar. Është vetëm 20 vjeç, por nga mënyra si flet duket si 27.”, shprehet Lukaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?