E BUJSHME/ Manchester United në shitje për një shifër rekord

Mediat angleze së fundmi raportojnë për një lajm të bujshëm. Familja Glazer është gati që të shesë Manchester United për një shifër rekord.

Në muajt e fundit ka pasur shpesh herë diskutime mes drejtuesve për të ardhmen. Në fakt bëhet fjalë për një operacion të paprecedente, pasi pronarët kërkojnë plotë 6 miliard euro.

Kjo do të ishte më e madhja në historinë e klubeve, ndërkohë që rekordin për momentin e mban Chelsea, që u ble gjatë këtij viti nga Todd Boehly për shifrën e 4.7 miliard eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi asgjë nuk është e konfirmuar, pasi në orët e fundit doli dhe emri i Elon Mask, por që më pas rezultoi si një shaka në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?