FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme nga Franca, Wenger-in e projektojnë në krye të Milanit

Milani po kalon një moment pozitiv në kampionat, pasi ka fitore radhazi që e kanë ngjitur në vendin e katërt. Gjithsesi duket se kjo nuk ka mjaftuar që Gattuso të vijojë i qetë punën në krye të skuadrës së kuqezinjve.

Gazeta franceze “France Football”, shkruan se në javët e fundit ka pasur shumë kontakte mes drejtuesve të Milanit dhe Arsen Wenger. “Do të jem diku në ndonjë skuadër në fillim të vitit tjetër, por nuk e di se ku”, u shpreh Wenger kohët e fundit. “Kam pushuar dhe e kam ndjekur futbollin. E ndiej mungesën e tij”.

Emri i Arsene Wenger është lidhur edhe me klube si Bayern Munchen dhe Real Madrid, kurse tani “France Football” e afron me Milanin, ku mund të ketë edhe rolin e menaxherit dhe të bashkëpunojë me drejtorin e Përgjithshëm, Leonardo.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?