E dëmtoi i vëllai, mbrojtësi i kombëtares humb vitin
Ndeshja e djeshme në kampionatin zvicerian mes Grasshpopers dhe Bazel ka sjellë edhe një episod të veçantë.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka mbetur i dëmtuar gjatë një dyluftimi me Albian Ajetin, vëllain e tij i cili luan me Bazelin.
Albiani është shqiptar, por përfaqëson kombëtaren e Zvicrës.
Pas dëmtimit, Arlindi u zëvendësua, ndërsa pasojat e asaj përplasje me vëllanë kanë qenë të rënda, pasi dëmtimi kërkon një ndërhyrje kirurgjikale.
Pra praktikisht, Arlind Ajeti mbyll vitin 2018 dhe mund të kthehet në fushë vetëm në 2019-ën.
Ndërkaq, Albiani pas ndeshjes u shpreh:
Kjo është një situatë e sikletshme. Më vjen shumë keq për vëllanë tim. Nuk është aspak e bukur të nxjerrësh shpatullën. Unë uroj që të kthehet sa më shpejt”
KOHA JONË SONDAZH

