E dhimbshme/ Futbollisti ndërron jetë pasi piu një gotë me ujë të ftohtë
Një futbollist amator ka humbur jetën pas një ataku kardiak, teksa pas ndeshjes ka konsumuar një gotë me ujë të ftohtë, që i ka shkaktuar një anomali të rrallë në zemër.
Ludwin Florez Nole, 27 vjeç, sapo kishte përfunduar një ndeshje në jug të Perusë, teksa fitoi të ndihej keq dhe shkoi në shtëpi. Bashkëshortja e tij është shprehur se ai piu një gotë me ujë të ftohtë.
“Pak kohë më pas ai filloi të kishte dhimbje gjoksi, kështu që e çova në një klinikë aty pranë, por ai vdiq gjatë rrugës. Mjeku më tha se ai pësoi një sulm në zemër sepse pinte shumë ujë të ftohtë ndërsa trupi i tij ishte ende i nxehtë”, deklaroi ajo.
Mjekët besonin se uji i ftohtë shkaktoi një ndryshim në rrahjet e zemrës së sportistit, duke çuar në një komplikacion kardiovaskular.
Kjo gjendje cilësohet e rrallë, edhe pse ndotësit mikrobikë mund të sjellin dhimbje stomaku dhe kushte të tjera të ngjashme. Arseniku në ujë, për shembull, mund të çojë në dhimbje koke, dhimbje stomaku, diarre, të vjella dhe madje edhe vdekje. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

