E gjithë prapavija, përfshirë afrimet e merkatos/ Këta janë lojtarët e ndaluar të Kukësit në Austri

Klubi i Kukësit ka pësuar një tronditje mbrëmjen e djeshme në Austri teksa policia vendase ka ndaluar trajnerin Gjoka dhe 7 futbollistë të kampionëve të Shqipërisë duke i marrë në pyetje në lidhje me trukimin e ndeshjeve miqësore të cilat janë denoncuar nga “Federbet”.

Përveç trajnerit Gjoka, gazeta mëson ekskluzivisht se lojtarët e shoqëruar në polici janë portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koci. Të tjerët janë Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri dhe Simon Rrumbullaku. Lojtarët kanë qëndruar për më shumë se tri orë në komisarisat dhe mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.

Për Rustem Hoxhën, ky është viti i dytë radhazi që merret në pyetje nga policia austriake pasi është ndaluar edhe vjet kur ka qenë në fazë përgatitore me Teutën./panoramasport/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?