FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E jashtëzakonshme/ Inter-Milan thyen çdo rekord

Derbi i Milanos është një sukses që tani, pavarësisht se si do të mbyllen 90 minutat. Përballja derbi të dielës në mbrëmje do të zhvillohet në një “San Siro” të mbushur plot.

Më shumë se 4,5 milionë euro nga shitja e biletave (rekord në Serie A) dhe më shumë se 180 vende në lidhje të drejtpërdrejtë.

Vetëm për Milan-Barcelona, ndeshje e Champions League, ka patur më shumë të ardhura nga shitja e biletave.

Swiss Digital Desktop Reklama

200 gazetarë do të jenë të pranishëm në tribunë, 100 prej të cilëve do të jenë të huaj, ndërsa 450 operatorë të informacionit janë akredituar në total.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, do të jenë më shumë se 50 fotografët që do të kërkojnë të kapin momentet më të bukura të ndeshjes. Në shkallët e stadiumit do të jenë më shumë se 78 mijë tifozë të pranishëm dhe klubi zikaltër i ka ftuar të gjithë tifozët që të shkojnë në stadium disa orë para fillimit të ndeshjes, teksa dyert e stadiumit do të jenë të hapura që nga ora 17:45.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?