Protestuesit ndalojnë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës: O Ergys o zagar, merre Ramën sa më parë!

Në marshimin përgjatë rrugëve kryesore të Tiranës, protestuesit u ndalën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po mbahet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi, pas arrestimit të tij gjatë ditës së sotme.

Sapo kanë mbërritur para ambienteve të Drejtorisë së Policisë, protestuesit kanë nisur thirrjet kundër Agasit, ndërsa nuk kanë kursyer as drejtuesit e qeverisë.

“O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë!”, kanë brohoritur protestuesit në kor, duke kërkuar që pas arrestimit të Agasit të ndiqen edhe persona të tjerë të lidhur me çështjen, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?