E pabesueshme/ Khabib mposhti Gaethje edhe pse kishte të thyera dy gishta të këmbës

Kampioni i UFC-së Khabib Nurmagomedov zhvilloi ndeshjen e fundit të karrierës i dëmtuar ndaj amerikanit Justin Gaethje. Presidenti i UFC-së Dana White tregoi për mediat se sportisti nga Dagestani ka thyer dy gishtat e këmbës dhe një kockë 3 javë para ndeshjes së djeshme ndaj Gaethje, por ka refuzuar të shtyjë takimin duke sakrifikuar në maksimum.

“Khabib theu këmbën 3 javë më parë. Ka thyer dy gishtat e këmbës dhe një kockë të këmbës. Kështu më raportoi stafi i tij. Ai kurrë nuk i ka gjë për këtë rast, vijoi të ecte normalisht. Është një nga njerëzit më të ashpër në planet. Është luftëtari numri 1 në botë për peshë dhe duhet të konsiderohet me statusin ‘Më i mirë i të gjitha kohërave’ . Të gjithë jemi me fat qaë e pamë të shtunën në mbrëmje“, deklaroi Dana White.

Khabib e mbylli me 29 ndeshje dhe pa asnjë humbje, duke qenë një nga sportistët më të mirë të të gjitha kohërave. Asnjë nuk mund ta mund atë, madje as kur është i dëmtuar. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?