E pabesueshme/ Lojtarët kërkojnë të godasin arbitrin në Bullgari, ai mbyll ndeshjen pas 21 minutash (VIDEO)
Një ndeshje në Bullgari është mbyllur pas vetëm 21 minutash lojë, pasi futbollistët kërkonin të dhunonin arbitrin. Njëri prej tyre tentoi që ta godiste pasi i tregoi kartonin e verdhë, ndërkohë që pas tij vrapo edhe kapiteni që shkoi me qëllimin për ta dhunuar.
Në fushën e lojës u futën edhe tifozë duke ndjekur arbitrin. Ky i fundit ndërkohë vendosi që të mbyllte ndeshjen, duke u bërë shenjën lojtarëve që të shkonin në dhomat e zhveshjes, por më pas u detyrua që të përfundonte në parking për t’ju shmangur dhunës.
E gjithë skena është filmuar nga Nikola Penev, në sfidën mes OFK Kostinbrod dhe Tornado Bezden në luajtur në Kostinbrod, shumë pak larg Sofia-s. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

