FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E shkarkuan nga detyra, Luliano merr vetëm hakun e punës nga Partizani

Trajneri italian Mark Luliano një javë më parë u shkarkua nga posti i trajnerit në klubin e Partizanit për shkak të rezultateve të dobëta. Drejtuesit e klubit të kuq edhe pse kishin nënshkruar një kontratë 1-vjeçare vendosën t’a ndërprisnin atë duke marrë përsipër edhe kostot.

Ditën e djeshme Luliano ka qenë në Shqipëri për të diskutuar detajet e fundit të dëmshpërblimit që i takonte pas ndërprerjes së njëanshme të bashkëpunimit me Partizanin.

Së bashku me ndihmësin e tij, Dossenë-n, tekniku ka vendosur të mos i bëhet barrë klubit kryeqytetas duke marrë vetëm atë që meriton, pra të paguhet deri në muajin nëntor. Dossena së bashku me Lulianon përfitonin 9 mijë euro në sezon, ku 3 ishin për ndihmësin e tij. Të dy italianët edhe pse u shkarkuan nga drejtuesit largohen duke u paguar vetëm për kohën që kanë qenë në drejtim, jo sa ishte parashikuar në kontratën e plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?