Eden Hazard në vitin 1998 ishte tifoz i Francës, ja fotoja që po bën xhiron e botës

Kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard ka qenë një fans i Francës kur ka qenë fëmijë. 27-vjeçari ndiqte me shumë interes “Les Bleus” gjatë turneut të vitit 1998, e cila u fitua prej tyre. Nesër ai do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, por pikërisht nga tyre.

“Së bashku me vëllezërit, ne kemi qenë gjithmonë mbështetës të Francës dhe më pas të Belgjikës. Në atë kohë nuk kishim fanellë të Belgjikës, ndaj veshëm atë të Francës. Nuk dua të injoroj Belgjikës e asaj kohe, që kishte futbollistë të mirë, por Franca ishte shumë e fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kante është futbollisti më i mirë në botë në rolin e tij. Nëse ai është në formën më të mirë, ke 95 për qind të shanseve për të fituar. Ai është kudo ku shkon topi”, ka thënë Hazard. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?