FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edy Reja flet përpara sfidës me Anglinë: Sfidojmë “tre luanët”

Në prag të sfidës me Anglinë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme, në konferencë para mediave, flet duke filluar nga ora 13:00, trajneri i Kombëtares, Edi Reja dhe kapiteni Etrit Berisha. Gjatë konferencës, është konfirmuar mungesa e Marash Kumbullës, për dy ndeshjet e ardhshme, për shkak të një dëmtimi në gju.

Për kuqezinjtë kjo është një përballje prestigji në çdo aspekt. Të besuarit e Edy Rejas duhet të zhvillojnë një 90-minutësh perfekt në çdo aspekt dhe të shpresojnë të kenë shumë fat për të ndalur një përfaqësuese të madhe, favorit absolut në grupin I.

Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Euiorpa. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje”,- tha Reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?