Efekti domino në Europë që sjell kalimi i Ronaldos te Juventusi
Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi do të shkundë botën e futbollit. Sulmuesi portugez mund marrë me vete pesë “Topat e Artë” të tij në Seria A, ku duket se ka gjetur gjithçka që kërkon. Lëvizja do të ishte aq tronditëse në futboll, sa mund të modifikojë sulmin e disa ekipeve më të mëdha në Europë.
CR7 nuk do të ishte një transferim normal. Drejtuesit juventin do të synojnë që të ndrtojnë një ekip rreth të tij, të aftë për të fituar Ligën e Kampionëve, aq shumë e dëshiruar nga presidenti Andrea Agnelli dhe tifozët bardhezinj. Disa informacione mediatike në Itali flasin për një largim të mundshëm të Higuain, për të gjeneruar para dhe reduktuar shpenzimet e mëdha, që do të angazhohen në “operacionin Ronaldo”.
E ardhmja e “Pipita” duket në Londër. Dhe në mënyrë specifike, te Chelsea. Sipas “Mediaset Italia”, marrëveshja mes klubeve do të ishte e përgjithshme dhe argjentinasi do të transferohej në ekipin anglez për 60 milionë euro. Mes të cilëve, i përzgjedhuri do të ishte edhe Morata. Lëndimet ishin një kalvar për ish-sulmuesin e Real Madridit në vitin e tij të parë në “Stamford Bridge”, deri në pikën e humbjes së vendit të titullarit në favor të Oliver Giroud. Fati i sulmuesit spanjoll mund të jetë Bayern Munich.

Sipas “Bild”, skuadra gjermane ka fokusuar dy emra për të zëvendësuar të larguarin e mundshëm, Robert Leëandoëski: Cavani dhe Morata. Edhe pse skuadra gjermane nuk e bën të lehtë privimin nga sulmuesi polak, duket se koha e këtij të fundit në Bundesliga ka mbaruar dhe, madje, përfaqësuesi i tij e bëri të qartë se më e mira do të ishte ndarja e rrugëve.
Niko Kovaç, trajneri i ri i Bayern Munich, thotë se “edhe sezonin e ri, Lewandowski do të vazhdojë me bavarezët”, pavarësisht nga lëvizja që po gjeneron futbolli europian. Reali ndërkohë pritet që të bëjë një përgjigje galaktike nga largimi i Ronaldos. Neymar, Mbappe, Kane… dhe shumë pak të tjerë mund të përpiqen të lehtësojnë traumën e madhe të largimit të flamurit të Real Madridit në dekadën e fundit.

KOHA JONË SONDAZH

