Efekti Messi “çmend” MLS, biletat për ndeshjen me Real Salt Lake shkojnë mbi 10 mijë dollarë

Prania e Lionel Messi vazhdon të transformojë Major League Soccer në një spektakël global. Ndeshja mes Real Salt Lake dhe Inter Miami është kthyer në një nga eventet më të kërkuara të sezonit, duke sjellë një rritje marramendëse të çmimeve të biletave.

Në America First Field, me kapacitet rreth 20 mijë vendesh, sigurimi i një bilete është pothuajse i pamundur. Çmimet flasin vetë: bileta më e lirë afrohet me 380 dollarë dhe kalon 450 dollarë me komisione, ndërsa në tregun e zi shifrat arrijnë nivele ekstreme,  deri në mbi 11,700 dollarë për vendet më të mira.

Ky fenomen nuk është rast i izoluar. Çdo transfertë e Inter Miami-t është kthyer në një event të madh. Këtë sezon, skuadra nga Florida ka regjistruar shifra rekord: përballja me Colorado Rapids mblodhi mbi 75 mijë tifozë, ndërsa ndeshja kundër Los Angeles kaloi po ashtu këtë shifër, duke konfirmuar një trend të qëndrueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty ku luan Messi, MLS merr një dimension tjetër. Nuk është më vetëm futboll, por një industri spektakli që tërheq tifozë, sponsorë dhe vëmendje globale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?