Efekti Sarri, mediat italiane zbulojnë një destinacion të ri për Hysajn

E ardhmja e Elseid Hysaj pritet që të jetë një telenovelë e gjatë edhe gjatë kësaj vere. Sipas radios “Kiss Kiss Napoli”, Interi ka shfaqur interes të fortë për Elseid Hysaj në javën e fundit, por me shumë mundësi e ardhmja e tij do të varet shumë dhe nga Maurizio Sarri.

Nëse ish-trajneri i Napolit, aktualisht i Chelsea-t, do të shkojë te Roma, atëherë mbrojtësi shqiptar mund të përfundojë te skuadra verdhekuqe në sezonin e ardhshëm.

Konfirmimi i Sarrit tek Chelsea, ndërkohë do të bënte që ai të mendonte një lëvizje në Premier League, pasi nuk është më një zgjedhje e parë te Napoli nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti. Të kaltrit janë të gatshëm që të heqin dorë për shifrën e 20 milionë eurove, pasi klauzola prej 50 milionë eurosh nuk paguhet nga asnjë klub. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?