Egnatia mund Skënderbeun dhe merr kreun, Laçi bën “paqe” me Dinamon

Egnatia mori një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Skënderbeut në stadiumin “Arena Egnatia”. Goli i Regi Lushkjes me penallti në fillimin e pjesës së dytë mjaftoi për 3 pikët te rrogozhinasit, që marrin kreun e tabelës me 30 pikë pas 17 javësh.

Skënderbeu u detyrua të luajë me një lojtar më pak, pasi Doka doli me karton të kuq në minutën e 60-të. Korçarët mbajnë aktualisht vendin e parafundit me 14 pikë, një më shumë se Bylisi i vendit të fundit.

Në ndeshjen tjetër Laçi dhe Dinamo nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. Sfida ishte e hapur, me kurbinasit vendas të cilët kishin më shumë iniciativën, por me blutë të cilët krijuan rastet më të pastra. Mundësinë më të mirë për të shënuar e kishte Laçi, por Melo shpërdoroi penallti në pjesën e dytë, i ndaluar nga pritja e Salit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?