FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ekipi anglez futet në krizë

Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, Tottenhami duket se është futur në një krizë rezultatesh në Premier League.

Skuadra e Pochettinos është mposhtur mbrëmjen e sotme nga Leicester me rezultatin 2-1, duke pësuar humbjen e 3-të në 5 javët e fundit.

“Dhelprat” shënuan 2 herë në pjesën e parë, fillimisht me sulmuesin Vardy dhe më pas me fantazistin Mahrez, ndërsa goli i Harry Kane nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e londinezëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Premier League vijon të kryesohet nga Manchester City, me 37 pikë, i ndjekur nga United me 32 dhe Chelsea me 26.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tottenhami, pasi ruajti për shumë javë ritmin e skuadrës së Mourinhos, ka përfunduar në vendin e 5-të me 24 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?