FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eklent Kaçi shpallet kampion Europe në bilardo

Bilardisti shqiptar, Eklent Kaçi është shpallur kampion Europe për herë të parë në disiplinën Eight-Ball. Sportisti nga Laçi ka arritur të triumfojë në kompeticionin që po zhvillohet në Trevizo të Italisë.

Një rezultat i shkëlqyer ky për Kaçin, i cili pas 2 medaljeve të argjendta europiane dhe 3 bronzi, në konkurrimet e para-të-rinjve, tashmë merr për herë të parë titullin më të rëndësishëm kontinental.

Në finalen e madhe, Kaçi kaloi një legjendë të gjallë të këtij sporti, gjermanin Ralf Sukei. Ky i fundit është fitues i 34 titujve europianë në disiplina të ndryshme të bilardos, por këtë herë u “thye” nga një 20 vjeçar shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?