FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“El Mundo” zbulon ofertën e frikshme të City-it për Messin në vitin 2017

Messi mund të ishte bashkuar me Manchester City-in në vitin 2017. Gazeta “El Mundo” ka publikuar një informacion për kontaktet mes agjentit të lojtarit dhe klubit anglez mes dhjetorit 2016 dhe nëntorit 2017.

Ylli argjentinas mori një ofertë të frikshme prej 250 milionë eurosh për 5 vite, dhe një bonus për babanë e tij. Përveç këtyre shifrave, City do të paguante klauzolën e lojtarit prej 250 milionë euro te skuadra katalanse.

Kontaktet sipas të gazetës, u bënë mes CEO-s së “qytetarëve”dhe ish-zëvendës presidentit të Barcelonës, Ferran Soriano, dhe babait të lojtarit Jorge Messi, të cilin klubi anglez e bindi duke i ofruar 50 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total duke përfshirë taksat, operacioni i klubit anglez do të kapte shifrën e 755 milionë eurove. Gjithsesi operacioni nuk u mbyll me sukses, pasi ai rinovoi në nëntor të 2017 për katër sezone, duke përfituar prej 35 milionë eurosh në sezon. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?