Elbasani nuk i sjell fat De Biasit, Azerbajxhani ndalet ndaj Qipros (VIDEO)

“Elbasan Arena” nuk i ka sjell fat Gianni de Biasit, një stadium ku trajneri aktual i Azerbajxhanit ka kujtime shumë të mira. Italiani ka parë përfaqësuesen e tij që të barazojë pa gola ndaj Qipros në Nations League, Liga C.

Një penallti e akorduar nga arbitri mund të ndryshonte rrjedhën e sfidës por kapiteni Garayev nuk mundi që të mposhtë portierin e Qipros, Demetris.

Azerbajxhani gjendet në vendin e tretë në Grupin 1 me 4 pikë, 2 më pak se Luksemburgu, ndërkohë që kryesimin e mban Malin e Zi me 9 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?