Elbasani triumfon me 10 lojtarë, mund 3-0 Partizanin

Elbasani ka arritur të triumfojë me dhjetë lojtarë në sfidën direkte për “Final 4” ndaj Partizanit. Skuadra verdheblu mposhti të kuqtë me rezultatin 3-0, pas një pjese të parë të mbyllur pa gola.

Ndeshja e cila uli siparin e javës së 31-të të Superligës, ishte mjaft e luftuar në pjesën e parë. Ndërsa në fraksionin e dytë, Elbasani arriti të vendosë autoritetin përballë “demave të kuq”, që shfaqën brishtësi në repartin defensiv. Elbasani luajti për më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak, pasi Emiljano Musta u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i takimit. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi skuadrën vendase të shënojë tre gola në pjesën e dytë.

Golat u realizuan nga José Gomes në minutën e 57-të, Blaise Tsague në minutën e 89-të dhe Klevis Kasa në minutën e dytë shtesë të pjesës së dytë. Kjo fitore e ngjit Elbasanin në vendin e dytë, ndërsa Partizani renditet në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Dinamo City, që mban vendin e katërt me 44 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas javës së 31-të, Vllaznia kryeson renditjen me 59 pikë, e ndjekur nga Elbasani me 56 dhe më pas Egnatia me 54 pikë. Dhjetë pikë më poshtë ndodhen Dinamo City dhe Partizani, ndërsa më tej renditet Teuta me 38 pikë. Në luftën për mbijetesë janë Tirana, Bylis dhe Vora me nga 31 pikë secila, ndërsa në fund të tabelës qëndron Flamurtari me 26 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?