FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elseid Hysaj me valixhe në dorë, niset drejt kryeqytetit…?

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, duket se e ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm, siç raporton mëngjesin e sotëm “Il Mattino”, e cila është media napolitane.

Agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi, është duke punuar për t’i gjetur një klub të ri dhe Hysaj tashmë është me valixhet gati, aq më tepër pas mbërritjes së Giovanni Di Lorenzo.

Elseid Hysaj, sipas edicionit të sotëm të “Il Mattino, duket se ka zgjedhur tashmë destinacionin e tij të ardhshëm, pasi ai dëshiron Romën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në klubin e kryeqytetit italian ai do të gjente shokun e tij, Diawara, dhe do të kishte mundësinë të jetë akoma protagonist në një ekip të shkëlqyer dhe me pretendime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?