FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emergjenca në Spanjë, “El Clasico” do të luhet zyrtarisht pa tifozë

Nuk do të ketë tifozë në stadiumet e futbollit në Katalonja, as për Champions League dhe as për sfidat e La Ligas. Ministri i Shëndetësisë, Alba Verge, beson se është e pamundur që të ketë një vendim tjetër duke parë situatën e vështirë nga pandemia e koronavirusit në rajonin e Katalonjës.

Ende nuk dihet nëse një kufizim i tillë do të zbatohet gjatë gjithë sezonit, por me siguri që “El Clasico” kundër Real Madrid, e planifikuar për në datën 24 tetor, do të luhet pa tifozë.

Një lajm i keq për Barcelonën që shpresonte që të kishte mbështetjen e tifozëve në javën në vijim, teksa humbjet vijojnë të jenë të frikshme në aspektin financiar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?