Emergjencë në mbrojtje te Barcelona, zbulohet lista e lojtaëve ndaj Juves
Emergjencë në mbrojtje te Juventusi, por edhe Barcelona. Klubi blaugrana do të jetë i detyruar që të udhëtojë në Torino me mungesa të shumta. Ronald Koeman do të ketë me vetëm dy mbrojtës qendror, teksa përveç Pique të skualifikuar, nuk do të jetë as Umtiti, ndërkohë që konfirmohen edhe mungesat e Ter Stegen dhe Coutinhos.
Katalanasit shpresojnë që të kenë të dispozicion edhe Oscar Minueza, por problemi në bicepsin femoral, mund të bëjë që të mos jetë gati për këtë ndeshje.
Lista e Barcelonës:
Portier: Neto, Iñaki Peña, Arnau Tenas
Mbrojtësit: Sergi Roberto, Dest, Lenglet, Araujo, Junior, Jordi Alba
Mesfushorët: Busquets, De Jong, Pjanic, Aleñá, Riqui Puig
Sulmuesit: Messi, Griezmann, Ansu Fati, Pedri, Dembélé, Braithëaite, Trincao
KOHA JONË SONDAZH

