Emergjencë te Liverpooli, Klopp reagon për dëmtimin e Fabinhos: Edhe kjo na duhej!

Ky sezon duket një mallkim për skuadrën e Liverpoolit që ndeshje pas ndeshje po sheh t’i humbasin futbollistët nga reparti i mbrojtjes. Pas dëmtimit të rëndë të Van Dijk që do të diuhet të mungojë për disa muaj, vendin e tij për shkak të emergjencës në mbrojtje e zuri mesfushori Fabinho. Fati vijon të jetë i hidhur për “The Reds”, pasi edhe braziliani ka pësuar një dëmtim, që do të duhet ta mbajë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

Ai doli mbrëmjen e së martës nga fusha pas vetëm 27 minutash, teksa vendin e tij e zuri 19-vjeçari Williams. Trajneri Jurgen Klopp tha pas ndeshjes: “Pikërisht ishte gjëja e fundit që na duhej! Nuk e di … E di që ai ndjeu një kërcitje dhe kjo nuk është diçka e mirë. Nuk kishte shumë dhimbje, pasi mund të luante ende, por sigurisht jo me ritëm normal. Do të bëjë skanimin dhe të shohim, gjithsesi nuk është mirë”.

Liverpooli është në emergjencë në qendër të mbrojtjes, teksa tashmë duhet të fillojë që të mendojë për një tjetër zgjidhje derisa të rikuperojë të paktën Gomez. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Fabinho u rrëzua me një dëmtim në minutën e 27-të dhe menjëherë ndjeu kërcellin e djathtë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?