Erdhi me bujë nga Juvja, Milani humbet Caldarën për disa muaj

Nuk kanë fund problemet në shtëpinë e Milanit. Në një nga momentet më të mira sa i përket rezultateve sportive, vijnë lajme aspak të mira nga infermieria. Mattia Caldara do të qëndrojë jashtë fushe vetëm për disa muaj, mirëpo situata duket më e komplikuar se kaq, pasi problemi në pulpë i konstatuar tek mbrojtësi 24- vjeçar është i rëndë.

Mjekët kanë dalë në konkluzionin se Caldara ka pësuar një çarje prej 3 centimetrash në muskulaturën e pulpës së djathtë. Diagnozë kjo që mund të kërkojë edhe disa javë më shumë kohë fizioterapi nga ç’ishte parashikuar, deri në rikuperimin e plotë.

Mungesa e italianit në organikën e kuqezinjve mund të shtyhet kështu edhe më një muaj më shumë me Gattuson që në total o ti duhet të bëjë pa shërbimet e Caldaras për plot tre muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rehabilitimi i tij do të bëhet në Milano, nën kujdesin e stafit kuqezi. Në të vërtetë Milano nuk i ka sjellë shumë fat ish lojtarit të Atalantas që shënon të vetmen prezencë me fanellën e kuqezinjve në transfertën e Luksemburgut pa bërë ende debutimin e tij në “San Siro”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?