FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eriksen ka zgjedhur Realin, por Tottenham i vendos një çmim të frikshëm

Christian Eriksen ka zgjedhur Real Madridin. Kështu të paktën raporton tabloidi i njohur anglez “Daily Express”, sipas të cilit mesfushori danez i Tottenhamit, ka vendosur për t’iu bashkuar ekipit të Zinedine Zidane.

Marrëveshja mund të mbyllet me sukses gjatë kësaj vere, duke parë faktin se mes të dyja klubeve edhe më parë ka pasur lëvizje të bujshme, siç ishte kalimi i Gareth Bale në Madrid.

Në çdo rast, Daniel Levy, pronari i Tottenhamit, do ta lirë futbollistin danez për shumën e 100 milionë euro, duke mos rrezikuar që ta humbasë me kosto zero një sezon më parë, pasi i përfundon kontrata. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?