Eriksen: Lucas-in duhet ta bëjmë statujë në Angli, më vjen keq për Ajaxin

Mesfushori i Tottenhamit, Eriksen është shprehur i lumtur për kualifikimin spektakolar të skuadrës së tij ndaj Ajax. Ai u shpreh se të dyja skuadrat dhanë zemrën në fushë.

“Ishte një ndeshje e çuditshme, ne ishim shumë larg, u përpoqëm të luftonim, ishim me fat, më vjen keq për Ajaxin, luajtën një lojë shumë të mirë kundër nesh. Sot kemi krijuar më shumë shanse. Edhe pse ata luajnë një futboll më të mirë, ne luftuam dhe arritëm që të realizonim ëndrrën për të shkuar në finale.

Ishim në gjendje të vështirë, mund të kishim pësuar 3 apo 4 gola, por më pas u zgjuam, duke marr vrull dhe i vendosëm në vështirësi. Jemi me fat që topi shkoi në drejtimin e duhur, Lucas bëri një ndeshje fantastike për t’u mbajtur mend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot nuk ishte një ndeshje taktike, më shumë një luftë dhe duel me zëmër, zemra dhe Lucas Moura. Ai na dha fitoren dhe shpresoj që t’i bëjnë një statujë në Angli pas ndeshjes së sotme. Më vjen keq për Ajax, në fund mendojmë për veten tonë, arritëm që të shkojmë deri në fund”, deklaroi Eriksen pas ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?