FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Veliaj pret dy kampionët e Europës në Peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe Evangjeli Veli

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe Evangjeli Veli. Dy sportistët e Klubit Sportiv Tirana, Qerimaj dhe Veli, të cilët po përgatiten për të marrë pjesë edhe në Lojërat Mesdhetare në Algjeri “Oran 2022”, u shpallën kampion në Kampionatin fundit Europian, që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë.

Veliaj falenderoi dy sportistët dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza për rezultatet e arritura. “Është kënaqësi e veçantë të pres dy miq të jashtëzakonshëm, Erkandin dhe Evangjelinë, të cilët na bënë krenar edhe në këtë Kampionat Europian të Peshëngritjes. Ata janë jo vetëm sportistë të Klubit të Tiranës, por mbi të gjitha, shkojnë përtej ngjyrave bardhë e blu, sepse përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë. Ne duhet të shpërblejmë talentin, që më pas, edhe të tjerët të aspirojnë të bëhen më të mirët dhe të punojnë fort“, tha Veliaj, teksa përmendi se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për shpërblimin e sportistëve tanë elitarë, si një motiv më shumë për të sjellë medalje të tjera për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?