Ermal Hadribeaj në Kuvend, Taulant Balla pret kampionin e boksit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti këtë të martë në ambientet e Kuvendit, kampionin shqiptar të boksit Ermal Hadribeaj.

Balla vlerësoi arritjet e sportistit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se Hadribeaj po përfaqëson me dinjitet Shqipërinë dhe po ngre lart flamurin kuqezi përmes rezultateve sportive.

I njohur edhe me nofkën “The Albanian Sniper”, Hadribeaj është cilësuar si një shembull i punës, disiplinës dhe përkushtimit, ndërsa çdo paraqitje e tij në ring konsiderohet frymëzim për sportistët e rinj shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Suksese kampion, rruga drejt majave vazhdon. Lajme të mëdha na presin”, ishte mesazhi i i Ballës në përfundim të takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?