Europa League/ Klubet shqiptare luajnë aktet e dyta, Skënderbeu pranë kualifikimit

Sot është një ditë vendimtare për skuadrat shqiptare të cilat do të luajnë ndeshjet e kthimit në turin e parë paraeliminator të Europa Leagues.

Një mision më të vështirë ka Partizani dhe Tirana të cilat në ndeshjet e parë kanë humbur ndërsa Skënderbeu është skuadra e favorizuar për të kaluar turin tjetër për shkak të fitores minimale 1-0 përballë Sant Julias, shkruan SYRI.net.

Sot në orën 17:00, Tirana në “Selman Stërmasi” do të tentojë të përmbysë rezultatin 2-0 përballë skuadrës së njohur të Maccabi Tel Avivit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të përqendrohet në Bullgari, ku Partizani ka udhëtuar për të përmbysur humbjen në shtëpi 3-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në orën 20:30 është një tjetër histori pasi Skënderbeu ëhstë shumë pranë kualifikimit në raundin tjetër kualifikues

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?