Europa League/ Roma dhe Manchester United rikthehen te fitoret
Europa League luajti këtë pasdite disa nga ndeshjet e javës së gjashtë. Pas dy barazimesh, Roma u kthye te fitorja, teksa në “Olimpico” mundi pastër 3-0 Bragën.
Pellegrini u takua me golin pas shumë kohësh, teksa realizoi në minutën e 11-të. Në pjesën e dytë, Saud Abdulhamid dyfishoi shifrat. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Hermoso. Roma renditet në vendin e 14-të me 9 pikë.
Manchester United triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Plzen. Në minutën e 47-të, një gafë e portierit Onana solli golin e vendasve çek, me anë të Vydra. “Djajtë e kuq” u përgjigjën pas disa minutësh, me Hojlund. Ky i fundit kompletoi përmbysjen e madhe, me golin e tij në minutën e 88-të.
KOHA JONË SONDAZH

