Europa League/ Skënderbeu, ekipi i vetëm favorit për të kaluar në turin e 2-të
Klubet Shqiptare në Kupat e Europës e kishin rritur në mënyrë impreionuese perfomancën e tyre nga viti në vit aq sa në 3 edicionet e fundit tre klube të ndryshme morën pjesë në plej offin e Champions dhe Europa Ligës e madje Skënderbeu dy vite më parë shkoi gjer në ndeshjet në grupe.
Vera e këtij viti rrezikon të jetë një hap mbrapa në këtë drejtim. Me Partizanin e Tiranën pothuajse të eliminuar, vetëm Skënderbeu është për momentin favorite kyesor për të kaluar në turin e dytë, shkruan supersport. Nëse Kukësi nuk bën mrekullinë kundër Sherifit të Tiraspolit, atëherë për herë të parë pas 5 vitesh vetëm një skuadër shqiptare do të merrte pjesë në turin e dytë të kupave të Europës.
Hera e fundit që ka ndodhur një gjë e tillë ka qenë viti 2012. Në atë vit e vetmja skuadër që kaloi më tej ishte Tirana që mundi fituesen e kupës së Luksemburgut për t’u eliminuar më pas dhe ajo kundër Laesundit Norvegjez. Në këto 5 vite në përgjithësi klubet tona kanë bërë mjaft mirë.
Kukësi duhet të mbajë lart flamurin e futbollit shqiptar. Nëse kalon turin e dytë në ligën e kampioneve, atëherë zyrtarisht do shkojë në plej offin e Europa Ligës duke e konsideruar praktikisht këtë aventurë një sukses.
KOHA JONË SONDAZH

