FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Evertoni shokon United, i merr pikë në “frymën e fundit” me Calvert-Lewin (VIDEO)

Manchester United është befasuar në “frymën e fundit” nga Evertoni. Djajtë e Kuq nuk shkuan më shumë se një barazim 3-3, teksa emocionet do të ishin të mëdha në këtë duel spektakolar. Edinson Cavani zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t pas një asisti të Rashford, ndërkohë që Bruno Fernandes do të dyfishonte ën fundin e pjesës së parë.

Fillimi i pjesës së dytë do të ishte një makth i vërtet për United që do të pësonte dy gola për 3 minuta. Doucoure dhe James Rodriguez dërguan topin në rrjetë. Gjithsesi United do të rikthehej sërish në avantazh me Mctominay në minutën e 70-të.

Kur u duk se fitorja ishte e arritur, në aksionin e fundit, Calvert-Lewin me një lëvizje të bukur në zonë arrin që të besojë De Gea-n. Pas këtij barazimi diferenca me City-in e vendit të parë shkon në 2 pikë, por ekipi i Guardiolës ka dhe dy sfida për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?