Evra këshillon Ronaldon: Shko te Juvja, do të luash deri në vitin 2050!

Kalimi i Cristiano Roonaldos te Juventusi është çështje orësh apo ditësh.  Ish lojtari i “Zonjës së Vjetër”, Patrice Evra, që ka luajtur së bashku me CR7-ën te Manchester United e ka këshilluar këtë të fundit që të transferohet në Torino.

“Nuk kam biseduar ende Cristiano Ronaldo-n, por nëse ai dëshiron të luajë deri në vitin 2050, Juventusi do të jetë zgjedhja perfekte. Personalisht do t’i jem përgjithnjë falënderues këtij klubi, me të cilin pas United arrita të fitoja tituj. Ronaldo duhet ta dijë gjithashtu se te Juvja duhet të bëjë shumë sakrifica. Aty nuk të lejojnë të pushosh dhe kërkojnë gjithnjë shumë punë”, deklaroi Evra.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?