F1, Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Kinës

Pas triumfit të Ferrarit në garën e parë sezonale të Melburnit në Australi, ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e Mercedesit me nënkampionin e vitit të kaluar, Lewis Hamilton. Britaniku e nisi garën nga vendi i parë dhe e përfundoi atë sërish aty, pa u shqetësuar aspak nga rivalët e tij.

Gjermani i Ferrarit, Vettel arrin gjithsesi të renditet në vendin e dytë, duke mbetur me pikë të barabarta tashmë me britanikun në klasifikimin e pilotëve, e duke u shfaqur kështu si kundërshtari kryesor për fitimin e këtij Botërori të Formulës 1.

Një sfidë spektakolare në xhirot e fundit ishte ajo mes dy pilotëve të Red Bullit për vendin e fundit në podium, mes Verstappenit dhe Ricciardos, me australianin që ishte shumë pranë parakalimit por në kthesën e fundit frenon deri në bllokim të gomave, duke mbetur pas holandezit. Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 është pas një jave në Bahrein.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?