“Familja e Rosell nuk ka para për të ngrënë bukë”, befason avokati i ish-presidentit të Barcelonës

Mund të cilësohet dramë ajo që po ndodh me familjen e Sandro Rosel ish-president i Barcelonës, i cili prej 6 muajsh ndodhet në qelinë e burgut për akuzën e evazionit fiskal për shifrën e 15 milionë eurove. Radioja katalanase, “RAC1”, ka siguruar një prononcim të avokatit të Rosell i cili thotë se familja e ish-numrit 1 të ‘blaugranëve’ nuk ka para as për të ngrënë bukë.

“Që Rosell të ndodhet në burg sot është një perversitet i sistemit gjyqësor dhe një abuzim i institutit të paragjyqësorit. Ku është prezumimi i pafajësisë? Është e turpshme! Familja nuk ka më para as për të ngrënë. Jetojnë me bamirësinë e pjesës tjetër të familjes.

Ka mijëra formula përpara se të burgosësh dikë për të shmangur arratisjen. Ai nuk ka prishur as provat dhe as e ka përsëritur krimin. Mund t’i bllokojnë pasaportën, apo t’i vendosin një pajisje elektronike. Gjithçka, përveç burgut. Është absolutisht e padrejtë”, sulmoi avokati Pau Molins.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?