Femra U-17/ Shqipëria organizatore e ndeshjeve kualifikuese të Europianit

Qeveria e futbollit europian, UEFA, i ka besuar Shqipërisë organizimin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian  U-17 femra, 2021/2022.  Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen në vendin tonë në datat 24, 27 dhe 30 shtator 2021. Kështu, Shqipëria U-17, që është shortuar në grupin B me Azerbajxhanin dhe Malin e Zi (gjendet në Ligën B) do të tentojë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A.

Kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi pas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B. Skuadrat e Ligës A garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?