Femra/ Vllaznia sfidon kampionet e Turqisë në Champions League

Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka mësuar ditën e sotme kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampioneve për femra.

Shkodranet do të përballen në këtë raund me kampionen e Turqisë, ALG Spor Kulubu. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës, ka vendosur Vllazninë përballë skuadrës tukre, teksa ndeshja do të luhen në “Loro Boriçi” më 3 ose 4 nëntor.

Mundësitë e Vllaznisë ishin të përballej me kampionen e Izraelit ose me atë të Turqisë dhe shorti i ka vendosur përballë këtyre të fundit, ku femrat e skuadrës shqiptare do të kërkojnë të kalojnë në turin tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?