“Fenomeni” Ronaldo: Eliminimi i tmerrshëm, por Tite nuk duhet të largohet

Brazili u eliminua dje nga Belgjika në çerekfinalen e Kupës së Botës, pasi u mund 1-2 në “Kazan Arena”. Eliminimi ka sjellë reagim të shumta nga personazhe të ndryshme të sportit, teksa “fenomeni” Ronaldo në një dalje për mediat vendase është shprehur se Tite meriton që të mbetet në krye të skuadrës edhe pas këtij rezultati aspak të mirë.

“Është një moment delikat për Brazilin, si politikisht, ashtu edhe teknikisht. Ne u mundëm në gjysmëfinale para katër vitesh, në Brazil, këtu prisnim shumë më tepër nga “Selecao”. Është koha për t’i analizuar gjërat me qetësi dhe ftohtësi.

Rezultati është i tmerrshëm, edhe pse nuk kemi luajtur keq. Rezultati është shumë i keq për ekipin tonë kombëtar. Unë besoj se Tite, ndaj duhet të mbetet trajner. Ai po bën një punë fenomenale, por duhet të vazhdojë në këtë rrugë”, u shpreh Tite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?