FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ferdinand ngre në “qiell” Lukakun: Ai nuk duhet të lejohej që të luante

Ish-mbrojtësi i njohur i Anglisë, Rio Ferdinand nuk i ka kursyer elozhet për Romelu Lukakun, për paraqitjen që ai bëri në fitoren ndaj Brazilit. Ai ka vlerësuar maksimalisht sulmuesin shtatlartë , i cili sipas tij dukej disa vite më i madh se kundërshtarët.

“Ishte e padrejtë ajo që pashë në fushë. Lukaku nuk duhej lejuar të luante pasi dukej shumë i madh dhe shumë i fortë në krahasim me kundërshtarin. Ai më dukej si një 16-vjeçar, që po luan futboll kundër fëmijëve që janë 11 vjeç.

Edhe kur ai nuk ishte në gjendje për të bërë diçka para portës, krijonte hapësirat e nevojshme për futbollistët e tjerë, si Hazard apo De Bryne. Për mua, Lukaku është një ndër lojtarët ë të mirë të këtij Botërori dhe ndër sulmuesit më të mirë në botë”, u shpreh Ferdinand.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?