Festa e kuksianëve pas shpalljes kampion të Shqipërisë

Kuksianët kanë festuar si të çmendur shpalljen kampion të Shqipërisë të ekipit të tyre të zemrës.

 Ka mjaftuar sinjalizimi i gjyqtarit për mbarimin e ndeshjes që stadiumi i Kukësit të pushtohet nga fishkëllima, brohorima fitoreje deri tek vallet nën tingujt e daulles.

 Ekipi i Kukësit arriti të shpallet kampion i Shqipërisë për sezonin 2016-2017 një javë përpara përfundimit të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Një triumf vërtet historik ky për kuksianët pasi është hera e parë që fitojnë titullin kampion të Kategorisë Superiore.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Verilindorët mposhtën rivalin direkt për titull, Skënderbeun, në Kukës me rezultatin 2-0, rezultat ky që i jep matematikisht titullin kuksianëve.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=LznXudV2aE4″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?