FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Festa në tribunën e stadiumit, UEFA ndryshon modelin duke nisur nga finalja e Cardiffi-t

UEFA me një postim në faqen zyrtare në internet ka lajmëruar se duke nisur nga finalja e Cardiffi-t më 3 qershor, fituesja e “Champions League” do t’a ngrejë trofeun me “veshë të mëdhenj” në fushë e jo në tribunat e stadiumit siç bëhej më parë.

“Trofeu i Ligës së Kampionëve, Ligës së Kampionëve për femra dhe Europa League, do të prezantohet në fushë. Ky vendim është marrë nga numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin”, bëhet e ditur në sajtin zyrtar të UEFA-s.

“Rikthimi i prezantimit të trofeut në fushë do t’ua mundësojë më shumë fansave në stadium të kenë pamje më të qartë të festimit, derisa edhe audienca do të kenë pamje më të mirë. Fusha është vendi i vetëm ku lojtarët luftojnë për trofe dhe për këtë duhet të festohet aty. Ka më shumë kuptim që zyrtarët të zbresin në fushë për t’i uruar lojtarët (në arenën e tyre) dhe t’i përgëzojnë për arritjen, ku fillimisht do të ndahen medaljet.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?