Feyenoord kampion në Holandë pas 18 vjetësh, Ajaksi në vend të dytë
Ka përfunduar edicioni 2016/17 në Holandë ku Feyenoordi është shpallur kampion pas 18 vjetësh, shkruan Gazeta Express.
Gara ishte e ashpër deri në sfidën e fundit të sezonit, ku Feyenoordi nuk lejoi befasi, duke e mposhtur në shtëpi skuadrën e Heracles, për ta rrëmbyer titullin e 15 në histori të klubit.
Në sfidën e fundit që i shpalli kampion të Holandës, shkëlqeu ish lojtari i Liverpoolit, Dirk Kuyt, i cili realizoi hat’trick (1’, 12’ dhe 84’) në fitoren 3:1 ndaj Heracles .
Fitore arriti edhe Ajaxi në xhiron e fundit, duke e mposhtur 3:1 skuadrën e Willem II, por ishte e pavlefshme në luftën për titull.
Feyenoordi e mbylli kampionatin me 82 pikë, një më shumë se Ajaxi – që i bëri presion liderit deri në xhiron e fundit, por pa sukses.
Kështu në fund, është Feyenoordi ai që feston, është Feyenoordi që i jep fund pritjes së gjatë, duke gëzuar tifozët të cilët prisnin këtë ditë që shumë vite.
KOHA JONË SONDAZH

